Dega e PDK’së në Ferizaj vlerëson se kjo komunë po kontrabandon me pronat publike. Thotë se në mbledhjen e shkuar të Kuvendit u propozuan pika nëpërmjet të cilave u keqpërdor Kuvendi, për t’ mbuluar shkeljet ligjore të kësaj qeverisjeje.
Thanë se komuna nuk po përfill asnjë procedurë ligjore kur ato po i jep në shfrytëzim.
Në pushtetin komunal thanë se është Ministria ajo që i kthen në rishqyrtim vendimet, nëse ato cilësohen të jashtëligjshme. Megjithatë, theksuan se procedura e dhënies së pronave të banueshme për afat të gjatë nuk bëhet pa pëlqimin e banorëve.
“Kuvendi të gjitha vendimet i sjell në harmoni me ligjet. Tekefundit monitorimin e punës së Kuvendit e bën Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në rastet kur kërkohet aprovimi me shumicën e anëtarëve të Kuvendit ne do t’i rikthejmë të gjitha vendimet në rishqyrtim”, tha për RTV21, kryetari i Komunës Muharrem Sfarqa


