Vuçiq: I gatshëm ta vazhdoj dialogun me Prishtinën

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm për dialog sot, nesër dhe çdo ditë. Më duket se disa në botë nuk e kuptojnë sa duhet seriozisht përkushtimin e Prishtinës për refuzimin e dialogut, që më frikëson, jo në aspektin e fuqisë së tyre dhe të asaj se çka do të mund të bënin kundër nesh, por për arsye se çfarëdo lloji i jostabilitetit është shumë i dëmshëm për ne”, tha sot Vuçiq në Beograd, përcjell REL.

Këtë ai e ka thënë në një përgjigje në pyetjen e një gazetari se kur pritet vazhdimi i dialogut me Kosovën, duke pasur parasysh se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një rezolutë me të cilën kërkohet ndërprerja e dialogut Kosovë – Serbi, derisa ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk lirohet nga Franca.

Aktualisht, Haradinaj mbahet në Francë nën masën e lirimit me kusht, deri në përfundim të procedurave gjyqësore lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. Haradinaj ka vlerësuar se kjo procedurë kundër tij është çështje politike.

Seanca e ardhshme për këtë çështje mbahet më 6 prill në një gjykatë në Colmar të Francës

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...