Osmani: Nuk ka rrethanë që më ndalon për votimin e Projektligjit për FSK-në

PUBLIKUAR

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha të hënën se që nga viti 2013 përveç emrit dhe mandatit, aspektet tjera të FSK-së do të mund të rregulloheshin.

Ajo në tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?” të organizuar nga QKSS tha se janë shterë të gjitha mundësitë për t’i bindur deputetët serbë për ndryshimet kushtetuese, raporton Telegrafi.

“Nëse Qeveria në fund nuk e procedon ligjin, nuk do të ketë asnjë efekt. Në këtë kohë, sado e pakët që është, deputetët dhe Qeveria duhet të angazhohen në diskutime publike. Nuk ka rrethanë që më bind që të mos e votojë këtë ligj”, tha Osmani, duke shtuar se duhet të kenë partneritet me NATO-n dhe SHBA-të.

Ajo tha se pa mbështetjen e tyre Kosova do të ketë një ushtri jofunksional.

Osmani po ashtu tha se teksti i Projektligjit duhet të shikohet me shumë kujdes në mënyrë që mos të rrëzohet më nga Gjykata Kushtetuese.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...