QKUK tregon për gjendjen e Vllasit përmes një konference të jashtëzakonshme

PUBLIKUAR

SHSKUK ka njoftuar se në ora 12:00 do të dalë në konferencë për media drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, për të njoftuar zyrtarisht për gjendjen e avokatit Azem Vllasi, që u plagos mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

“Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK)  njofton se  në orën 12:00,  drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie.  Në konferencë do të jepen detaje në lidhje me rastin e plagosjes dhe trajtimet mjekësore që ka marrë i plagosuri. Konferenca mbahet para hyrjes së Klinikës Emergjente në QKUK”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’ut.

Ndryshe, Gazeta Express merr vesh se QKUK’ja ka vendosur që deri në mesditë të mos japë informacione zyrtare për gjendjen e Vllasit, pasi ajo për momentin është stabile, por mund të ndryshojë.   /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...