Astrit Haraqija: Kur ka bo ushtri Ibrahim Rugova e LDK’ja ju nuk keni qenë në Kosovë (Hahahahaha)

PUBLIKUAR

Ish-zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija është përfshirë në debatin për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Ka thënë se kur LDK dhe Ibrahim Rugova kishte themeluar ushtrinë të tjerët ishin duke qëndruar jashtë Kosovës.

“Kur ka bo ushtri Ibrahim Rugova e LDK-ja, ju nuk jeni kon kurrkund…ose nuk jeni konë hiq në Kosovë…Mos boni “filma” me shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Haraqija, në një reagim në FB.

Idenë për shndërrimi i FSK’së në ushtri e ka nisur Hashim Thaçi nëpërmjet ndryshimeve ligjore. Disa zyrtarë të LDK’së kanë paralajmëruar mundësinë që mos ta votojnë Ligjin me arsyetimin se Thaçi ka injoruar LDK’në dhe Kryeministrin Mustafa.

Ndërkohë, nuk dihet se për cilën ushtri po flet Astrit Haraqija, për të cilën po thotë se e kanë formuar LDK e Rugova.

Ndoshta, po bazohet në një këngë të Adelina Ismailit, e cila nëpërmjet asaj kënge, në vitet e 90’ta, paralajmëronte se “ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...