Presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet

PUBLIKUAR

Presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do të mund të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do ta arrijnë një marrëveshje në mes vete për situatën e krijuar në vend.

Veprimet e ardhshme që mund të marrë e para e shtetit për tejkalimin e krizës institucionale në vend, sipas zëdhënësit të presidentes, Arbër Vllahiu, do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Në rast se dy taborët nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë kjo sipas Vllahiut lë të hapur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë Vllahiu. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...