Rrokulliset vetura në Prishtinë, shoferi lëndohet rëndë

PUBLIKUAR

Në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë një veturë është rrokullisur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të rënda

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se aksidenti ka ndodhur te rrethi dje rreth orës 02:25.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke e drejtuar automjetin, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe me te njëjtin ka dale nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasoje e aksidentit i njëjti ka pësuar lëndime te renda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK Prishtine”, thotë PK.

Më tutje thuhet se njësiti policor automjetin e përfshirë në rast e ka konfiskuar pasi që në të njëjtin është gjetur një shishë alkool dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...