Nuk ndalet Çanak: Mos jetoni në ëndrra, Kosova është e pavarur!

PUBLIKUAR

Kandidati presidencial i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak deklaroi të shtunën se duhet të pranohet “e vërteta e hidhur” se Kosova është e pavarur nga Serbia.

Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se është fakt që me Kosovën ka vendkalime kufitare, dhe se qytetarët e Serbisë nuk mund të shkojnë në Kosovë pa pasaporta dhe se kufirin me Kosovën e sigurojnë ndërmjet tjerash edhe forcat ndërkombëtare, që do të thotë se bashkësia ndërkombëtare garanton për kufirin.

“Po, Kosova është e pavarur nga Serbia- ajo është e humbur gjatë luftës- atë luftë e ka udhëhequr regjimi i Sllobodan Millosheviqit, po- ai regjim ka shkaktuar bombardimet e NATO-s”, ka thënë Çanak.

“Me gënjeshtra mund të ëndërrohet, por me gënjeshtra nuk mund të jetohet”, ka shtuar ai.

Çanak ka theksuar se Industria e Naftës e Serbisë (NIS) u është shitur partnerëve rusë “shumë nën çmim”, me arsyetimin se Rusia do të ndihmojë që Kosova të mos bëhet e pavarur dhe se do të ndërtohet rrjedha Jugore.

“Kosova është e pavarur, nuk ka rrjedhë Jugore, pra kthena NIS-in dhe shkoni në shtëpi”, ka thënë Çanak.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...