Thaçi: Jap dorëheqje nëse nuk bëhet Ushtria

PUBLIKUAR

Në emisionin “Debat` sonte transmetohet intervista ekskluzive me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa. “Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë”, ka thënë ai.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha gjatë intervistë ne emisionin “Debat”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Intervista e plotë transmetohet sonte në RTK.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...