Neymar kishte vënë një super bast me bashkëlojtarët para ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG-së
Ylli i Barcelonës, Neymar ishte i bindur se do ta eliminonin Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë kishin humbur me rezultat 4:0.
Por, jo vetëm kaq. Reprezentuesi i Brazilit u kishte thënë shokëve para ndeshjes se ndaj ekipit francez do të shënonte të paktën edhe dy gola, ka zbuluar radio spanjolle Cadena SER.
Dhe, Neymarit i doli basti. Barcelona fitoi 6:1 duke përmbysur epërsinë e PSG-së, derisa Neymar shënoi dy gola. /Express/



