Luncek: Beogradi ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Serbia që të tërheq fletarrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Një ditë pasi u miratua Rezoluta në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet lirimi i Haradinajt dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-Së, ka reaguar Lunacek.

Ajo në Twitter shkruan se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë procesin e dialogut, ndërsa Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë e saj urdhrin e vjetruar (2004!)  ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...