Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë
Mediat gjermane thonë se personi që kreu sulmin në stacionin trenit në Gjermani, është identifikuar të jetë Fatmir H., transmeton Gazeta Express.
Policia gjermane beson se Fatmir H., ka vepruar i vetëm.
Në mëngjesin e së premtës, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik.
Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.


