Diogo Dalot, mbrojtësi i Portos, kërkohet nga gjigantët e La Ligës
Real Madrid dhe Barcelona, përveç garës në La Liga, do të luftojnë edhe për transferimin e talentit të Portos, Diogo Dalot
17 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, është pjesë e skuadrës B të Portos, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca, përcjell Express.
Real Madrid llogaritet favorit për ta transferuar lojtarin për shkak të Cristiano Ronaldos. Ylli i Real Madridit është idhulli i Dalots dhe mund të ndikoj në të ardhmen e lojtarit të ri. /Express/



