Drejtor i prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, këshilltarë në Qeveri, Kryshef ekzekutiv në Ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’, tash ofiqar në Komunën e Prishtinës. Ky është, Bekim Gashi, punëtori i Shpend Ahmetit që mbush formularë të gjendjes civile.
Sa herë flasin për Ndërmarrjen ‘Trafiku Urban’ dy krerët e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, thonë se e kanë gjetur me rreth 5 milionë euro borxh ndajë furnitorëve dhe me 21 paga borxh ndajë punëtorëve.
Me këtë deklaratë ata e godasin ish menaxhmentin e Ndërmarrjes. Por, para pakë kohëve në pozitën thuajse më të ulët të stafit civil në këtë Komunë është punësuar ish drejtori i ‘Trafiku urbanë’, Bekim Gashi, shkruan lajmi.net.
Gashi ka qenë Kryeshef nga fundi i vitit 2011 deri në vitin 2014.
“Ka pasur konkurs për këtë punë. Pasi që nuk u përkasë strukturave të partisë, përzgjedhja nuk është bërë e njëanshme, por mbi bazën e të vlertave. Tash llogariteni, kamë qenë një Kryshefe, kamë qenë këshilltarë në Qeveri, pastaj Drejtor i prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tash kam renë në ofiqari. Për këtë post, nuk është kërkuar kushedi se ç’farë, më gjithë se në garë i kamë pasur 49 persona për këtë postë dhe krejt kanë qenë me shkollë të mesme”, tha Gashi për lajmi.net.
Ish drejtori i ‘Trafiku urbanë’ është dhëndër i shefit të Grupit parlamentarë në Asamblenë e Prishtinës, Feti Mediu. Asamblisti Mediu, ndonëse, nganjëherë ka qasje kritike ndajë ekzekutivit të Komunës, ai i voton thuajse të gjitha vendimet që shkojnë në Kuvend. Kësisoj ka një lloj ‘paqeje’ me pushtetin. Por, Gashi thotë se në asnjë rast, Mediu nuk e ka përdorur autoritetin e tij që ai të marrë një pozitë, siç thotë ai kaq minore në Komunë.
“Me më pa degju, Feti Mediu isha drejtor në Komunë, dhe jo ofiqarë. Ai i ka parimet e veta dhe nuk më ka dëgjuar, se e kanë lutur në Komunë për koalicion, por siç thash ai i ka parimet e veta që nuk i thënë për asnjë pozitë dhe çmim. Duhet me punu çka të vjen në rend, pastaj ngritësh ngadalë dal, mund të biesh prapë. Kështu e ka kjo punë”, shtoi tutje Gashi. /Lajmi.net


