Selimi: Vetëvendosja mbështet ndryshimin e misionit të FSK’së

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke folur për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se partia ku ai bën pjesë ka një qëndrim të prerë për këtë.

“Sido që të jetë, Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur  e palëkundur që nga vitit 2014, kur edhe atëherë e ka mbështetur dhe mbështetë ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së”.

“Do ta mbështesim çfaarëdo ndryshimi kushtetues që garanton avancimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Selimi në një lidhje telefonike në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur  i rezervuar për votimin e Projektligjit për Ushtrinë.

“Ne do ta shohim materien, ne kemi mbështetur ndryshimet kushtetuese për transformimin e FSK-së, ne mbështesim ndryshimin e misionit të FSK-së, e mbështesim dhe e kemi mbështetur në vazhdimësi”.

Ai ka folur edhe për shqetësimin e ndërkombëtarëve lidhur me këtë iniciativë të presidentit Thaçi.

“Duhet të dimë se për çfarë janë të shqetësuar ndërkombëtarët, Lëvizja Vetëvendosje janë unik sa i përket rritjes së kapaciteteve të FSK-së”.

“Duhet të dimë nëse shqetësimet e ndërkombëtarëve kanë të bëjnë me materien që sipas tyre e atakojnë Kushtetuen e Kosovës”.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...