Ministri Bajrami ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK)

PUBLIKUAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka vizituar Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK ) në Prishtinë, me ç` rast është pritur nga drejtori Uranik Begu.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shoh nga afër punën praktike  të “kompanive” të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre krijues në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri Bajrami dhe drejtori Uranik Begu biseduan për mundësitë e integrimit (pilotimit ) të disa programeve nga lëmia e teknologjisë në shkolla, për të krijuar kështu edhe  mundësitë e krijimit të produkteve reale  dhe promovimit të aftësive krijuese të talenteve të rijnë në dizajnimin e programeve  kompjuterike.

Ministri Bajrami u shpreh se është shumë i kënaqur me atë që pa nga puna praktike që demonstruan dhe produktet që prezantuan disa nga kompanitë që veprojnë këtu dhe shtoi se kjo dëshmon se Kosova ka një rini inteligjente me aftësi të jashtëzakonshme kreative  të cilëve duhet krijuar mundësitë për të zhvilluar shkathtësitë dhe kompetencat , të rëndësishme për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë dhe të biznesit  në vendin tonë

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...