Chelsea përgatit kontratë te re për Conten

PUBLIKUAR

Antonio Conte pritet të arrijë marrëveshje me Chelsean për vazhdimin e kontratës, pasi Blutë duan të rinovojnë me trajnerin italian.

Interi dhe Barcelona kanë shprehur interesim për ish-trajnerin e Juventusit, prandaj klubi anglez dëshiron që menaxheri të nënshkruajë kontratë të re.

Blaugranët do të mbesin pa trajner në fund të sezonit, pasi Luis Enrique e ka konfirmuar largimin, ndërsa edhe pronarët e rinj të Nerazzurrëve duan ta bindin Conten që të kthehet në Serie A.Italiani ka marrëveshje për të qëndruar në Stamford Bridge deri në vitin 2019 dhe ka shprehur dëshirë të qëndrojë më gjatë te Blutë.

Ai është duke e drejtuar Chelsean drejt titullit të Ligës Premier, pasi i ka 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Tottenham Hotspur.

Conte mori drejtimin e Bluve në verën e vitit 2016, pasi u largua nga përfaqësuesja e Italisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...