Shefi i Grupit Parlamentar, Pal Lekaj, bëri të ditur se në seancën e së enjtes do të vihet në votim një Rezolutë për pezullimin e arrestimit të Ramush Haradinajt.
Ai shprehu besimin se kjo rezolutë do të miratohet. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjendet në Francë pas arrestimit që ky shtet ia bëri atij në bazë të disa fletarresteve serbe. Vendimi për Haradinajn do të merret më 6 prill. /Express/


