Quni: LDK preferon që Ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese

PUBLIKUAR

Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri ka thënë se LDK do të preferonte që kjo të bëhej përmes Kushtetutës.

“Preferenca ynë është që transformimi i FSK-së të mos kontestohet nga asnjë skeptik i NATO-s, preferencat tona ishin që kjo çështje të drejtohet me Kushtetutë”.

“Preferojmë që kjo temë të trajtohet brenda Kushtetutës, kjo është rruga më e drejtë dhe më e sigurt që nuk mund të kontestohet askush”.

“LDK preferon që të formojë Ushtrinë e Kosovës dhe të jetë në gatishmëri të marrë pjesë në partneritet me NATO-n kudo që ka nevojë angazhimi.

“Në alternativën tjetër duhet mbështetje e partnerëve strategjikë, duhet të kemi Ushtrinë por duhet të respektojmë ligjet dhe procedurat”.

Quni që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka folur edhe për refuzimin e serbëve që të votojnë për transformimin e FSK-së.

“Ne duhet t’i bindim të gjithë qytetarët, edhe ata serbë që Kosova ka nevojë për Forcat e Armatosura që do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Këtë forcë ushtarake duhet ta bëjmë bashkërisht, duke ofruar garanci se askush nuk do të rrezikohet nga Forcat e Armatosura të Kosovës por përkundrazi do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve”.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...