Deputeti i AAK-së dhe kryetari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme e ka përshëndetur iniciativën për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Haradinaj në ‘Facebook’, ka shkruar se versioni B i transformimit dhe ndryshimit të misionit e të kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese, është një mundësi e mirë qe Kosova të përmbush të vetmin kapitull që sipas tij, vendi se ka pas deri sot si shtet.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Verzioni B i transformimit – ndryshimit të misionit dhe kapaciteteve të FSK-së në rrethanat ekzistuese, është një mundësi e mirë që edhe Kosova ta përmbush të vetmin kapitull që se ka pas deri sot si shtet – forcën e saj që garanton sovranitetin dhe integritetin e këtij vendi.


