Alarm në Beograd: Ndërkombëtarët ta ndalin formimin e ushtrisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq kërkon që komuniteti ndërkombëtar ta ndalojë menjëherë formimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se formimi i ushtrisë është përshkallëzim i rrezikshëm i marrëdhënieve politike

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që ta ndalojnë menjëherë këtë përshkallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve politike”, ka thënë Gjuriq, njofton Tanjug

Më herët, edhe ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic dhe ministri për Kthim në Kosovë, Dalibor Jevtic kanë treguar se Serbia është kundër krijimit të Ushtrisë në Kosovë.

Jevtic ka thënë se kjo s’mund të ndodhë pa miratimin e serbëve./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...