Drejtori i klubit të Barcelonës, Ariedo Braida, ka thënë se Leo Messi do ta vazhdojë me Barçën.
Ai ka thënë se Barcelona është vendi i përkryer për yllin argjentinas, transmeton Express.
Messit i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2018 dhe interesim për të kanë shfaqur klubet gjigante të Premier Ligës, si dhe PSG-ja.
“Barcelona është vendi i përkryer për të. Është kombinim i përkyer, një martesë e përkryer,” ka thënë Braida për Radio Anch’io Sport.
“Ai shërben në Barca dhe anasjelltas. Jeta e tij është këtu, është qyteti i tij. Ai nuk do të lëvizë nga këtu”, ka shtuar ai.


