Është publikuar edhe letra përmes së cilës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia ka kërkuar kryeparlamentarit Veseli që ta procedojë projekligjin për ushtrinë.
Me këtë projektligj pritet që të bëhet transfromimi i FSK-së në ushtri. Ndërkaq kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur se ky projektligj do të shkojë nesër në Kryesinë e Kuvendit për të vendosur se kur do të procedohet edhe për votim.
Thaçi i ftoi sot të gjitha partitë politike që ta votojnë transformimin e FSK-së në ushtri./GazetaExpress/




