Deputeti i LDK-së: Thaçi i vonshëm, ideja për Ligjin e FSK-së ishte e deputetëve

PUBLIKUAR

Presidenca e Republikës së Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme t’ia dorëzoj Kuvendit projektligjin e hartuar për ndryshimin e Ligjit për FSK-në. Mirëpo, ky projektligj i presidentit, Hashim Thaçi, po del të jetë i kopjuar prej deputetëve të Parlamentit. Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, Nuredin Ibishi, deputet i LDK-së.

“Ajo ka qenë iniciative e deputetëve, konkretisht e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe FSK e tash ju ka ra në mend edhe të tjerëve. Ne disa herë e kemi biseduar me ministrin, komandantin dhe pjesëtarët e FSK-së në takime të hapura dhe direkt. Domosdoshmëria është që duhet të bëhet ndryshimi i ligjit me qëllim të përmbushjes së zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së konform rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë dhe dhjet-vjeçarin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Më tej, deputeti i partisë së Mustafës ka thënë se propozimi për ndryshimin e Ligjit është bërë pas ‘kokëfortësisë’ së palës serbe karshi kësaj çështje.

“Është e domosdoshme që këtë vit të bëhet. E di që ka pas reagime dhe do të ketë edhe më tej nga serbët por që nuk duhet t’ia vëmë veshin, mirëpo t’i shikojmë interesat tona. Në vitin 2016 dhe këtë vit është ngrit buxheti për FSK-në për 9% çka nënkupton se shkon në trend të dhjet vjeçar. Ne nuk guxojmë të mbesim në ngecje të zhvillimit të kapacitetve të personelit si dhe standardave të tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe, në media është raportuar se Misioni i FSK-së do të jetë mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sipas këtij projektligji, FSK-së nuk do t’i ndërrohet emri dhe do të merret edhe me mbrojtjen e qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe interesave të Shtetit.  /Indeksonline/ A.Muhaxheri/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...