Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Neymar Jr, ka vënë bast se do të shënojë dy gola kundër PSG në Ligë të Kampionëve.
Neymar beson në rikthimin e Barcelonës kundër PSG-së, por jo vetëm kaq, sepse braziliani mendon se do të jetë lojtar kyç në fitoren hipotetike te Barcelonës nesër mbrëma në “Camp Nou”, transmeton Express.
PSGe mposhti Barcelonën në ndeshjen e parë 4-0 në kuadër të 1/8 së finales në Ligë të Kampionëve, ndërsa nesër mbra luhet ndeshja e kthimit.


