Chelsea e ka triumfuar 2:1 në derbin londinez ndaj West Ham United, që ishte triumfi 118 në histori në një derbi të Londrës
Chelsea ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Në xhiron e 27’të, Blutë e Londrës kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te West Ham United, duke triumfuar 2:1, shkruan Gazeta Express.
Golat për ekipin e Antonio Contes i shënuan Eden Hazard (25’) dhe Diego Costa (50’), derisa për vendasit shënoi Manuel Lanzini (90’).
Sipas “Opta”, Chelsea ka triumfuar në 118 ndeshje në derbi londinez, një më shumë se Arsenali.


