Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Express, se në në lagjen “Fidanishte” të Pejës, një person është vrarë.
Lajmin e ka bërë të ditur Driton Rugova nëpunës në zyrën për Informim në rajonin e Pejës.
“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në Pejë, pas orës 16:00. Policia është në vendin e ngjarjes. Nuk mund të japim detaje të tjera”, ka thënë për Express, Rugova.


