Krasniqi: Dikush i përdori vlerat e luftës për interesa personale

PUBLIKUAR

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 19 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se rezistenca e 5,6 dhe 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK-ja me forcat policore e ushtarake serbe.

Krasniqi në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re”, ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas Krasniqit, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon.

Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, sipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale.

Në këtë aspekt, Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që gati dy dekada pas luftës, ish-pjesëtarët e UÇK-së ende ballafaqohen me procese gjyqësore.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...