Pastrimi i listave të veteranëve të UÇK-së, mision i vështirë

PUBLIKUAR

Pavarësisht kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të bëhet pastrimi i listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, me arsyetimin se këto të fundit janë të fryra, përfaqësuesit e veteranëve thonë se një gjë e tillë është e pamundur.

Vlerësohet se një reduktim i tillë i numrit të veteranëve është i pamundur nga kjo klasë politike, me arsyetimin se kjo e fundit e rriti artificialisht numrin e veteranëve.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se po punojnë në këtë drejtim.

“Po i vazhdojmë konsultat dhe bashkëpunimin e afërt për të gjetur zgjidhje optimale të çështjes së veteranëve, e cila do të krijojë bazë edhe më të fuqishme, edhe më të madhe për veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...