Etrit Berisha, Portieri i Kombëtares shqiptare, ka folur rreth të ardhmes
Etrit Berisha, portieri nga Prishtina, ka zbuluar se në fund të sezonit do të vendos nëse do të mbetet te Atalanta, apo do të rikthehet në Lazio.
“Në Bergamo jam mirë, por ne do të vendosim në fund të sezonit së bashku me Atalanta dhe Lazion”, ka deklaruar Berisha për televizionin e Atalantas, përcjell Express.
Ish portieri i 2 korrikut nga Prishtuina dhe Kalmarit është i huazuar te Atalanta deri në fund të sezonit.
Portieri i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me ekipin kaltër e zi në Serie A. /Express/


