Mediat në Serbi kanë nisur një fushatë edhe kundër Agjencisë Inteligjente të Kosovës, kështu duke thënë se kjo agjenci po ua fshinë krimet e së kaluarës liderëve kosovarë. “Shërbimi Sekret ua heq provat penale Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit” – është titulli i lajmit të shkruar nga media e Beogradit “Tanjug”
“Blic” i Beogradit shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës është duke punuar në fshirjen e “fakteve kriminale” ndaj liderëve kosovarë, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, transmeton Express.
Gazeta e Beogradit shkruan se Agjencia Inteligjente e Kosovës po punon kryesisht përmes të ashtuquajturës, siç shkruan media serbe, Departamentit të Hagës, e cila thonë se është e drejtuar nga gjykata e re ndërkombëtare për t’u marrë me krimet e UÇK’së, Gjykata Speciale.
I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në mediat serbe, “Tanjug”, “Alo.rs”, “Naslovi”, “b92”, “Vesti”.




