Hoxhaj tallet me vizitën e Jeremiqit në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ironizuar me vizitën e kandidatit për President të Serbisë, Vuk Jeremiç, zhvilluar sot në Patrikanën e Pejës.

Ironië, kryediplomati kosovar e ka shprehur në Twitter duke e quajtur madje një vizitë turistike dhe uruar ti kenë pëlqyer bukuritë natyrore të Kosovës.

“Shpresoj që Jeremiq të jetë kënaqur me vizitën e tij turistike në Kosovë, me diellin dhe  me pamjet e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Numri i turistëve nga Serbia po rritet”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Paradite u raportua se ish ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq e ka vizituar Patrikanën e Pejës duke thënë se serbët po diskriminohen në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...