Banorët e Shtrubullovës protestuan kundër emërtimit të rrugës (Foto)

PUBLIKUAR

Banorët e fshatit Shtrubullovë të Drenasit, kanë protestuar sot për të kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal lidhur më emërtimin e rrugës së fshatit të tyre.

Protesta është mbajtur në orën 12:30 deri në orën 13:00, raporton Lajmi.net.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar nga udhëheqësit e komunës dhe asamblistëve që në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të rishikojnë edhe njëherë vendimin e datës 27 shkurt 2017 dhe të ofrojnë një zgjidhje të drejtë, në të kundërtën ata paralajmërojnë se protestat nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e këtij problemi.

Banorët po kërkojnë që rruga e fshatit të tyre të ketë emrin e “Agron Mehmetit”, dëshmor i këtij fshati. Ndërsa që kjo rrugë është emëruar me emrin e një dëshmori tjetër ‘Sokol Elshani’, dëshmor i fshatit Krajkovë të Drenasit.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...