Suso ka bërë të ditur se Milani ende nuk ka nisur bisedimet me të për rinovimin e kontratës
Anësori I Milanit Suso, ka bërë të ditur se është duke pritur me padurimin rinovimin e kontratës me shtatë herë kampionët e Evropës, por tregoi se deri më tani nuk ka ndonjë lëvizje.
“Jam duke pritur për rinovimin. Nëse ata duan të negociojnë, e dinë ku të më gjejnë. Por, ende nuk më kanë kontaktuar”, ka deklaruar Suso.
Suso më tej lavdëroi trajnerin Vincenzo Montella, pasi fal stilit të lojës dhe besimit të italianit, ai ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij e të shndërrohet në një lojtar shumë të rëndësishëm për Milanin. /Express/


