Sampaoli në Barcelonë? Kjo është përgjigja e trajnerit të Sevillas

PUBLIKUAR

Sampaoli nuk do ta lë Sevillan për Barcelonën, të paktën kështu la të kuptohet pas fitores së skuadrës së tij prej 1:0 ndaj Athletic Bilbao

Luis Enrique edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Këtë bëri të ditur spanjolli pas fitores prej 6:1 të Barcelonës ndaj Sporting Gijon.

Në mesin e shumë kandidatëve për ta zëvendësuar atë, është edhe Jorge Sampaoli, por, ai ka mohuar spekulimet që e lidhin atë me Barcelonën, duke insistuar se “është i lidhur me projektin e Sevillas deri në vdekje”.

“Barcelona? Pyetja nuk ka përgjigje, pasi këtu nuk ekziston asgjë”, u përgjigj Sampaoli.

“Nuk e di çfarë është thënë dhe mendoj se në këtë fazë të flasësh për kandidatët, nuk ka kuptim”, shtoi ai.

“Jam i lidhur me projektin e Sevillas deri në vdekje”, përfundoi Sampaoli.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...