Serbia largon produktet “HIPP” nga tregu

PUBLIKUAR

Në prodhimet e ushqimit për fëmijë “HIPP” përmbajtja e madhe e arsenit shkakton sëmundje të pashërueshme.

Shteti fqinjë, Serbia e ka larguar nga përdorimin “HIPP”-in pasi Inspektorati i Departamentit sanitar e ka cilësuar si produkt të rrezikshëm për fëmijët për shkak të përmbajtës së madhe të arsenit – helm i  rrezikshëm që shkakton kancer, shkruan Blic, transmeton lajmi.net.

“E njoftojmë opinionit publik se Inspektorati sanitar i Departamentit për inspektim sanitar, njësia për mbikëqyrje sanitare për rajonin e Beogradit, ka marrë vendim për importuesin ‘Alca trgovina’ nga Beogradi, për ndalimin e importit të prodhimit dietetikë, ushqime për foshnjat dhe fëmijët e vegjël “HIP Bio luga Instant – oriz”, 20 g neto, lot: 6001791, eksportuesi “HIPP GmbH & Co. Export KG Austria”, për shkak se produkti i lartpërmendur nuk ju përgjigjet kushteve të përshkruar sipas Ligjit për sigurinë e ushqimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Shëndetësisë.

Arseni është përbërës i njohur kancerogjen, i cili rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe imunologjike, si dhe forma të ndryshme të kancerit. Ndikon drejt në ADN dhe e ndryshon atë.

Është e  lidhur me diabetin dhe dëmton sistemin nervor, ose mund të shkaktoj kancer në mushkëri dhe fshikëz. Kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët dhe foshnjat në barkun e nënës që kanë sistem të dobët imunitarë, por edhe nëse nëna konsumon produktin  e orizit gjatë shtatzënisë.

Sidoqoftë, në Kosovë nuk ka pasur ndonjë lajmërim që “HIPP” ka përmbajtje të madhe të arsenit, por kujdes në leximin e përmbajtës për atë çfarë i jepni fëmijës tuaj.

Produktet e “HIPP” janë të pranishme shumë në tregun kosovar.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...