Rasti i Ramush Haradinajt, Nisma kërkon ndërprerjen e seancave të Kuvendit

PUBLIKUAR

Nisma për Kosovën përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të madh për lajmin për shtyrjen e vendimit për lirimin e Ramush Haradninajt deri në muajin prill të këtij viti nga gjykata e Colmarit

“Sidomos shqetëson fakti se kjo shtyrje është bërë siç thuhet për t’i dhënë kohë Serbisë që të sjellë gjoja ende “prova” kundër Ramush Haradinajt.

Zhvillimet e ditës së sotme në rastin e Ramush Haradinajt dëshmuan se shteti i Serbisë i ka angazhuar të gjitha mekanizmat shtetëror në funksion të arritjes së qëllimit të tyre, që gjykata të besojë në shpifjet e tyre. Prandaj, para shtetit të Kosovës, si detyrë mbi të gjitha detyrat, shtrohet nevoja e angazhimit të të gjitha potencialeve shtetërore për t’i dalë përballë kësaj tendence të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Nisma për Kosovën, ka kërkuar që shteti i Kosovës rastin Haradinaj menjëherë ta shpallë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe konform kësaj të ndërmerr veprimet e nevojshme.

“Në kuadër të angazhimeve shtetërore, duhet të përfshihen të gjitha institucionet e shtetit, sepse Serbia përmes luftës kundër Ramush Haradinajt ka për synim të godasë Kosovën, prandaj Kosova nuk guxon më ta lërë Ramushin vet në këtë përballje me Serbinë. Në kuadër të kësaj, Nisma kërkon që Parlamenti i Kosovës të ndërpresë mbajtjen e seancave deri në lirimin e Ramush Haradinajt”, thuhet më tej në njoftim.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, Nisma për Kosovën në shenjë proteste, do t’i bojkotojë punimet e Kuvendit të Kosovës. Përjashtim do të bëjë vetëm seanca për demarkacionin sepse këtë çështje e konsiderojmë po ashtu si një nga çështjet e interesit të lartë shtetëror.

Prandaj, deputetët e Nismës e kanë për detyrë të shkojnë në Kuvend për t’i shpalosur të gjitha faktet se ky version i demarkacionit është i gabuar, dhe si i tillë i pa pranueshëm prandaj edhe duhet rrëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...