Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, koordinatori nacional i fondacionit Sfidat e Mileniumit për Kosovë (MCC), Petrit Selimi, ka folur për projektet që ky fondacion do të financojë në Kosovë.
Ai ka treguar se ku do të investohen të gjitha mjetet që Kosova siguron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të Sfidave të Mileniumit.
Koordinatori i MCC-së për në Kosovë ka folur për të gjitha projektet, për të cilat deri më tani ka pasur mungesë donacionesh.
Selimi ka treguar se si planifikohet të rregullojnë problemet me energjinë elektrike, ngrohjen në Prishtinë dhe sundimin e ligjit.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e Selimit:


