Simeone i thotë ‘jo’ Interit? (Foto)

PUBLIKUAR

Simeone ka dëshpëruar tifozët e Interit, nuk dëshiron të largohet nga Atletico Madridi

Diego Simeone ka vendosur që të qëndrojë te Atletico Madridi sezonin e ardhshëm, kështu që Interi duhet të presë ose të tentojë për Antonio Conte,, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Cholo që një kohë të gjatë ka qenë cak i klubit italian, i cili gjithashtu nuk e ka fshehur asnjëherë dëshiron për ta drejtuar një ditë skuadrën ku luajti për dy sezone.

Kur ai shkurtoi kontratën me Atleticon deri në vitin 2018, u mendua se edhe më herët do të largohej nga Atletico për të marrë drejtimin e Interit, përcjell Express.

Sidoqoftë, e përditshmja spanjolle AS tani raporton se Simeone ua ka bërë të ditur doktorëve të Atletico Madridit se do të qëndrojë në Madrid edhe sezonin e ardhshëm dhe se po planifikon të bëjë transferime gjatë verës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...