Ivanoviq bënë thirrje për themelim të përkohshëm të Asociacionit

PUBLIKUAR

I akuzuari për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq ka propozuar që të themelohet përkohësisht Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Sipas tij, ky Asociacion duhet të themelohet që serbët e Kosovës të mbijetojnë dhe të kenë marrëdhënie më të mira me Beogradin, transmeton lajmi.net.

“Ne nga ana jonë duhet t’i konstituojmë, përkohësisht, organet e përkohshme të Asociacionit. Këto organe të përkohshme duhet të përbëhen nga Kuvendi i përkohshme, president i përkohshëm dhe ekzekutivi me sekretariat të përkohshëm të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Të gjitha këto duhet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq aktualisht është në arrest shtëpiak duke pritur fillimin e procesit të ri gjyqësor për krimet kundër shqiptarëve. Ai në procesin e parë gjyqësor është dënuar me 9 vjet burg

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...