Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Greg Delawie kanë inspektuar punimet në zonën e këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petar” që po bëhen në këtë pjesë të qytetit.
Ambasadori amerikan ka falënderuar Rakiqin për një qasje konstruktive për zgjidhjen e problemeve në terren dhe shprehu mbështetjen e ambasadës amerikane për kryetarin e komunës veriore në ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme dhe progresive lokale, thuhet në një deklaratë të kabinetit të Rakiqit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.


