Një rrahje masive ka ndodhur brenda një familje në një fshat të Rahovecit pasi anëtarët e saj kanë hyrë në një debat të madh rreth misterit se kush e ka harxhuar ujin e bojlerit.
Policia rajonale në Rahovec ka lajmëruar se e gjithë familja, duke përfshirë nënën, babain, dy vëllezërit dhe tri motrat janë rrahur mes vete pasi të gjithë e kanë fajësuar njëri tjetrin se kanë harxhuar ujin e bojlerit.raporton Albanews.ch
Fillimisht sherri ka nisur mes nënës dhe babait të cilët kanë fajësuar njëri tjetrin. Më pas të dytë janë bërë bashkë dhe kanë sulmuar dy vëllezërit të cilët normalisht se kanë pranuar fajin.
Vëllezërit më pas kanë akuzuar motrat e tyre se kanë harxhuar bojlerin dhe pas kësaj ka plasur sherri.
Policia ka intervenuar duke thënë se të gjithë anëtarët e familjes janë dakorduar se duhet të presin deri sa të nxehet bojleri dhe të lahen.


