Sejdiu: Çitaku në KS të OKB-së, gjithmonë mbresëlënëse

PUBLIKUAR

Analisti, Korab Sejdiu, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se prezantimet e ambasadores, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë mbresëlënës

“Nuk ka asnjë dyshim që paraqitjet e ambasadores Vlora Çitaku, jo vetëm sot, por në përgjithësi, janë gjithmonë mbresëlënëse”, pohoi Sejdiu, njofton Klan Kosova.

Por, ai ka thënë se megjithatë politika në Kosovë nuk po i jep material sa duhet ambasadores kosovare që të paraqitet edhe më mirë dhe më suksesshëm.

“Paramendo sikur ne t’i jepnim pak më shumë material asaj nga këtu, sikur të ishim një shtet që i ka marrë këmbët. Sikur ajo të mund të raportonte për një rritje ekonomike, apo të fliste për investime të huaja që kanë ardhur në Kosovë. Paramendoni çfarë ndikimi do të kishte pasur nëse ajo do t’i kishte këto”.

Sejdiu e ka cilësuar si fakt shumë të mirë edhe faktin që ekipi kosovar në OKB u përfaqësua me femra.

“Një mesazh shumë, shumë i mirë fakti që ekipi kosovar ishte me femra dhe kjo është një gjë që duhet të na bëjë të mburremi”.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...