Në Livoq të Epërm në Gjilan, një burrë shqiptar ka sulmuar fizikisht një grua serbe.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës me ç’rast asaj i është ofruar ndihma mjekësor.
Motivi i incidentit ka qenë një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe djalit të personit të dyshuar.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


