Opozitarët në Drenas ironizojnë me Qeverinë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e tre subjekteve opozitare në Drenas sot kanë ironizuar me zyrtarët e Qeverisë, të cilët, sipas tyre, që tre herë kanë prerë shiritin për rregullimin e shtratit të lumit Drenica.

Isa Xhemajli, Xhavit Drenori dhe Vehbi Berisha kanë prerë një shirit pranë lumit Drenica, ndërsa kanë thënë, në një shkrim në Facebook, se nëse punët rregullohen vetëm me prerje shiritash, atëherë edhe ata dhe çdo qytetar do të ndihmojë në prerjen e shiritave.

Shkrimi i plotë i tre opozitarëve të Drenasit në Facebook:

Sot “zyrtarisht” përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare në Drenas, premë shiritin për “fillimin” e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit DRENICA.

Pushteti komunal dhe ai qendror tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt por punimet nuk po zhvillohen dot. Zotimet kanë qenë që ky projekt do të përfundonte qysh në vitin 2014 deri në fshatin Dritan, përkatësisht te Guri i Plakës.

Nëse veç prerja e shiritave ndihmon në realizimin e projekteve, atëherë edhe NE dhe çdo QYTETARËT do të “ndihmojmë” me prerje të shiritave.

LERENI PRERJET E SHIRITAVE, REALIZONI PREMTIMET E DHËNA, MOS MASHTRONI

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...