Luis Enrique dëshiron vetëm tri pikë në Vicente Calderon
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e di se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballja me Atletico Madridin, por thotë se skuadra e tij është gati për të bërë një ndeshje të madhe dhe të largohen me tri pikë nga Vicente Calderon, shkruan Gazeta Express.
“Kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër, krahasuar me ato të Kupës. Atletico gjithmonë ka qenë rival i vështirë, por synimi jonë është që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim tri pikë”, ka thënë Enrique


