Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten pasdite në Ranillug serbin Dragan Stojanoviq (53), i cili dyshuar për krime  lufte në Kosovë.

Lajmin për arrestimin e Stojanoviqit e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Olgica, e cila thotë se bashkëshortin e saj e ka arrestuar patrulla policore e Kamenicës, me arsyetimin se duhet ta ndalojnë me qëllim të intervistimit në stacion policor.

“Mirëpo, mbrëmë përmes telefonit më kanë njoftuar nga Stacioni Policor në Gjilan se bashkëshorti im është i dyshuar për krime luftë dhe se është dërguar në paraburgim në Mitrovicë”, ka thënë Olgica Stojanoviq për RTV Plus, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve nga policia, Stojanoviq është arrestuar të premtën në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it.

Stojanoviq është i punësuar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ranillug

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...