Nga raporti ditor i policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje është arrestuar një person për shkak të keqpërdorimit të pasurisë së huaj.
“Prishtinë 2016-NN. Me 24.02.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se djali i tij i kishte marrur veturën e tij dhe nga ajo ditë nuk ka njohuri se ku gjendet vetura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e policisë.


