Imri Ahmeti, viziton Shkollat Mesme në Lipjan

PUBLIKUAR

10675531_864988220179658_5881521870990356830_n

Kreu komunal, Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Lipjan, Rasim Hasanin, sot kanë vizituar Shkollën e Mesme “ Ulpiana” si dhe Shkollën e Mesme Profesionale “ Adem Gllavica” në Lipjan.

Në këtë rast, kryetari Ahmeti, tha se arsimi është prioritet i tij, dhe po bëhen përpjekje e vazhdueshme për të rritur efikasitetin dhe cilësinë në të mirë të nxënësve, dhe personelit në përgjithësi, duke iu krijuar kushte sa më të mira.

Semir Gashi drejtori i shkollës “ Ulpiana” në Lipjan,tha se shkolla është duke funksionuar mirë, si nga ana e stafit, si ajo e përkushtimit të nxënësve.

Ndërsa, sa i përket ankesave të inspektoratit sanitar, të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, drejtori i shkollës “ Adem Gllavica”, Hajrush Stublla, tha se janë përmirësuar, edhe pse shumë nga to nuk qëndrojnë.

Përgjatë ditës së sotme, kryetari Ahmeti,e ka vizituar edhe drejtorin e kolegjit “ Mehmet Akif” në Lipjan, z.Mustafa Erdem, ku në këtë rast janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në arsim.

9770_864988350179645_3575838206460611315_n

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...