Mercedes prezanton bolidin e ri (Video)

PUBLIKUAR

Të hënën nisin testet e para sezonale në Formula 1 dhe makinat nisin prezantimet.

Është prezantuar edhe njëvendëshja kampione e Botërorit më të bukur të garave të shpejtësisë, Mercedes, që synon të rikonfirmohet si makina më e mirë.

Këtë vit makina do të quhet W08, e cila do të pilotohet nga Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas, me këtë të fundit që zuri vendin e kampionit të botës në fuqi Nico Rosberg.

 

Interesant fakti se fillimisht makina e re zbriti fillimisht në pistë me Lewis Hamilton, që përshkoi 100 kilometra e lejuara nga FIA për xhirime televizive dhe më pas u prezantua për fansat.

Ashtu sikurse pritej, pjesa e përparme është në formën e një shigjete dhe një pjesë e pasme e stërgjatur, për shkak të ndryshimeve në rregullore. Ngjyra e makinës nuk ndryshon, ku dominon e argjendta, e mbështjellë me të gjelbër dhe kaltërt.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...